Ish ministrja Mimi Kodheli ka marrë ditën e djeshme postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).
Për këtë ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e cila e ka uruar deputeten socialiste.
‘Urime Mimi Kodhelit për emërimin si Nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, shqiptarja e parë që mban këtë post të rëndësishëm. Ne mezi presim ta shohim atë duke punuar me @GerryConnolly për të forcuar NATO-n!’, ka shkruar Kim.
Congratulations to @MimiKodheli on appointment as a Vice Pres of the NATO Parliamentary Assembly, the first Albanian to hold this important post. We look forward to seeing her working w/Rep. @GerryConnolly, PA Pres, to strengthen NATO! 🇺🇸 🇦🇱 #KrahPerKrah @natopapress @USNATO pic.twitter.com/x6yMxL7BOZ
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 24, 2020
Diskutime rreth kësaj post