Ditën e sotme në Top Talk deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli, ka komentuar vendimin e përgjigjes negative për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
E pyetur se përse nuk jep dorëheqje Kryeministri Rama, Kodheli u shpreh ndër të tjera se “Dorëheqja ka të bëjë me moralin, ne po flasim për sistemin”.
“Atëherë më lejoni të shpjegoj të paktën dy ose tre momente për të ju dhënë përgjigje sa më të plotë pyetjes suaj të drejtë.E para: Maqedonia ka pasur një kusht mbi të gjitha kushtet, çështjen e emrit. Çështja e emrit ka qenë edhe viza, stafeta, flamuri i kryeministrit Zaev, pra ndryshimi i emrit sillte automatikisht hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Ndryshimi i emrit u realizua, hapja nuk u realizua.
Këto ishin një binom i pandarë, nuk ishte ky, nuk ekzistonte ky binom në rastin e Shqipërisë. Ndaj dhe në gjykimin e Kryeministrit Zaev, kjo ka qenë më shumë së sa e mirëpritur në vendin e tij lidhur me një veprim i cili rridhte pikërisht nga ky fakt.
Vijmë tek përgjigjja për opozitën, mendoj që në momentin që opozita kërkon një pushtet në tavolinë, e vështirë që do ta marri këtë pushtet. Jetojmë në një sistem, kemi vendosur të zhvillojmë një sistem i cili nuk përgjigjet marrjes së pushtetit në tavolinë. Sistemi i përgjigjet zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.Dorëheqja ka të bëjë me moralin, ne po flasim për sistemin” -tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post