AC Milan nuk ka në mendje që të ndahet me vetëm një transferim gjatë këtij afati kalimtar. Rosonerët po mendojnë që të realizojnë edhe disa transferime të tjera. E njëri prej emrave më të përfolur është edhe transferimi i Fikayo Tomorit.
Drejtuesit e Milanit po kërkojnë që të transferojnë lojtarë që mbushin pozitën e mbrojtëist të majtë anësor për arsye se Stefano Pioli nuk ka shumë opsione, shkruan Lajme.al
Për këtë arsye, Milan raportohet të jetë e interesuar edhe për mbrojtësin e Barcelonës, Junior Firpo, i cili nuk po gjen hapësirë të duhur në klubin katalan.
Negocimi është në një fazë të vështirë megjithatë pasi Firpo është në radaret e klubeve të tjera të ndryshme nga Premierliga dhe për shkak se Ronald Koeman do të dëshironte që të kishte një zëvendësim të gatshëm përpara se të largonte atë nga klubi.
Diskutime rreth kësaj post