Banka e Shqipërisë do të forcojë rregullat e funksionimit të institucioneve financiare jo-banka. Guvernatori Gent Sejko ka deklaruar se ndryshimet ligjore, që synojnë të mbrojnë konsumatorët pritet të hyjnë në fuqi në janar të vitit 2025 dhe parashikohet të ndërhyjnë sidomos në filtrim të klientëve, por edhe në uljen e normave të interesit.
Ekspertja për ekonominë, Teuta Nunaj, e ftuar në “Money Report” me gazetaren Genta Dobra, u shpreh se kjo nismë është një hap i rëndësishëm pasi në qendër të vëmendjes është mbrojtja e interesit të qytetarëve.
“Janë hapa të rëndësishëm, që kanë filluar të bëhen që në muajin korrik edhe pse janë hapa disi të vonuar. Duhet të kishte një kontroll shumë herë më të fortë të historikut të tyre. Historiku na tregon se në duhet të mësojmë nga gabimet e së shkuarës. Duhet kontroll më i fortë ndaj shkeljeve”, tha ai.
Ajo shtoi se këto filtra duhet të aplikoheshin më herët pa pritur, që të kishim probleme, të cilat kanë cenuar interesin e qytetarëve.
“Tashmë është mirë që po bëhen, duhet të ishin marrë masa më herët pa shkuar te problemet”, u shpreh Nunaj.
Sa i takon ndryshimit të ligjit, i cili jep “leje unike” për punëtorët që vijnë nga jashtë, Nunaj tha se ky është një hap i rëndësishëm pasi e ndihmon ekonominë dhe biznesin privat.
“Absolutisht që po. Kërkesa e sektorit privat për numër më të lartë të të punësuarish, ka sjellë nevojën për të marrë nga jashtë. Një sektor tjetër gjykoj, përves turizmit dhe manifakturave, është bujqësia, e cila ka mungesë të thellë të punonjësve”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post