Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama ka bërë një urim për bashkëshorten e tij me rastin e ditëlindjes. Ai ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet Michelle dhe e ka shoqëruar me disa fjalë shumë emocionuese.
“Gëzuar ditëlindjen për dashurinë time, partneren time dhe shoqen më të mirë. Çdo moment me ty është një bekim. Te dua, Miche”, – ka shkruar Obama në 57-vjetorin e saj.
Kujtojmë që Michelle ka lobuar gjatë kohës që ishte Zonja e Parë e SHBA-së, sidomos për arsimin e vajzave dhe fjalimet e saj publike janë shumë të ndjekura.
Ata janë çifti i parë me ngjyrë që kanë jetuar në Shtëpinë e Bardhë në SHBA për 8 vite.
Diskutime rreth kësaj post