Mbrëmjen e djeshme ministrja e Arsimit Lindida Nikolla ishte e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel. Përballë saj ishte pedagogu dhe shkrimtari Emond Tupe. Ai tha se Lindita Nikolla do të kishte hyrë në histori nëse do të kishte dhënë dorëheqjen.
“Nuk janë gurë shahu studentët, nuk luhet me studentët. Kanë ndryshuar studentët. Jam për arsimin falas ti gjej sheti ku të dojë. Lindita humbi rastin për të hyrë në histori. Të kishte dhënë dorëheqjen do kishte hyrë në histori Lindita”,– u shpreh Tupe.
Përballë këtyre fjalëve ministrja e Arsimit Lindita Nikolla mezi sa mbajti lotët.
Tupe krahasoi edhe veten me ministen duke thënë se nëse do të kishte qenë në vend të saj do kishte dhënë dorëheqjen dhe nuk do kishte menduar se kë kishte mbi kokë.
Po në këtë emision Nikolla deri diku e pranoi gabimin sepse tha se studentët gjithmonë kanë të drejtë.
Diskutime rreth kësaj post