Presidenti Ilir Meta tha se në 2 mars do të firmosë në shesh ‘dekretin’, por pa specifikuar se çfarë do të përmbajë dekreti.
Ndërkohë, Meta ftoi dhe Ramën që t’i bashkohet në Shesh në 2 mars, nëse ai s’ka urdhëruar sipas tij, Etilda Gjonajn të firmoste ato që Presidenti i quan akte komplotuese kundër Kushtetutës për të kapur Reformën në Drejtësi.
“Atë ditë do firmos dekretin, por s’do ta mësoni sot. S’do ti mësoni të gjitha sot.
Presidenti i ka bërë të gjitha. Por ça të bëj më presidenti kur të gjithë institucionet komplotojnë kundër Republikës. Ata i morën Presidencës dhe emërimin e kryetarit të Akademisë së Shkencave. Nuk i bëra thirrje popullit se ajo u përket akademikëve. Por Gjykata Kushtetuese i përket popullit. Nuk mund të merret Gjykata Kushtetuese me ligje antikushtetuese.
Në 2 mars do ndodhi manifestimi më i mrekullueshëm për liri dhe demokraci.
Edhe Edi Rama po se ka urdhëruar atë zonjën të firmoste. Se ai kështu thotë gjithmonë që unë s’bëra këtë, s’bëra atë. Nëse ai s’ka lidhje të vijë në Shesh, është i ftuar dhe ai”, shtoi Meta.
Diskutime rreth kësaj post