Mëngjesin e sotëm Presidenti Ilir Meta doli me një thirrje të fortë për të gjitha forcat politike, që të bashkëpunojnë për të zgjidhur krizën politike, pasi ajo po ndikon në shpopullimin e Shqipërisë.
Pikërisht pas kësaj deklarate ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani, nëpërmjet të cilës ka ‘thumbuar’ Presidentin Meta.
Postimi i plote i Manjanit:
“Kulmi i hipokrizisë dhe i papërgjegjshmërisë është kur udhëheqësit politikë dhe vendmimarrësit flasin në publik me fjali të papërcaktuara dhe në mënyrë urdhërore.
Fjali tipike e këtyre kohëve psh, është: “Të zgjidhet kriza”!
Hahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahahhahahahaah
Shumë mirë Të zgjidhet! Po kë urdhërojnë për ta zgjidhur, veten?!
Zgjidheni pra, hë!”, shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post