Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë një ultimatum Qeverisë Rama dhe dy thirrje, qytetarëve sot, në kushtet kur të gjitha palët duhet të bashkëveprojnë për të përballuar situatën e rëndë të pandemisë në vendin tonë.
Meta i ka kërkuar Qeverisë: “Të shtohen testimet. Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor. Të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë.
Po ashtu, iu është drejtuar qytetarëve: “Të gjithë të vendosin maskat. Së bashku kundër koronavirusit, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari!”
Kujtojmë se shifrat e fundit të pandemisë në vend po tregojnë përkeqësim në rritje të infektimit.
Diskutime rreth kësaj post