Presidenti Ilir Meta thotë se nëse grushti i shtetit dhe organizatat mafioze nuk e marrin seriozosh këtë dekret, kreu i shtetit premtoi se këtë dekret do e firmosë në parlament pas 15 marsit.
Meta tha:
“Do bëjmë çdo për Amerikën që nuk dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët. Kanë ardhur me dhjetëra e me qindra nga Amerika. Këtë flamur e ngrita për respekt të miqve tanë në Amerikë.
Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vrarë mijëra e mijëra dëshmorë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit.
Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi, jemi populli që vuajtëm më shumë se kushdo komunizmin, jemi një popull që jetën e japim, demokracinë jo.”
Diskutime rreth kësaj post