Një ditë pas ngritjes së aktakuzës për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë në Kuvend ku u ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Rama në fjalën e tij ka mbrotjur Thaçin dhe Veselin, duke thënë se aktakuza ishte një fletërrufe dhe ka përmbysur historinë. Rama tha se për herë të parë nuk ka gjetur dot fjalët.
“Për herë të parë…ose mbase më ka ndodhur edhe herë tjetër por smë kujtohet….që të mos gjej dot fjalët. Ai tekst m’u shumë përtej fillimit të kërkimit të drejtësisë, apo se çfarë supozohet se do të gjykohet.
Për një moment mendoni vetëm këtë, ai tekst ka marrë dhenë, bota është zvogëluar për shkak të shpejtësisë me të cilën shpërndahen lajmet…dhe sa shumë njerëz që nuk e kanë idenë e gjësë, kanë menduar se nuk bëhet fjalë për dy udhëheqës por sikur flitet për dy pjesëtarë të një regjimi kriminal. A thua se flitet për Serbinë dhe regjimin serb,” tha Rama në një intervistë për emisionin “Rubikon”.
Diskutime rreth kësaj post