• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mes 10 vendeve me naftën më të shtrenjtë në botë: Për 1 litër, një zvicerani i duhet të punojë 4 minuta, një shqiptari 55 minutauta

21 June, 2022
në Aktualitet, Ekonomi
0
123
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me shtrenjtimin e derivateve të naftës, Shqipëria është mes 10 vendeve me naftën më të shtrenjtë në botë sipas GlobalPetrolPrices.

Një shqiptar mesatar paguhet neto në muaj 410 euro. Kjo shumë përkthehet në 2.36 euro neto në orë. Kaq vlen ora e punës së një shqiptari mesatar.

Por, çfarë mund të blesh me një orë punë në Shqipëri? 1 litër naftë! Pra, duhet të punosh rreth 1 orë për të blerë vetëm 1 litër naftë në vendin tonë. Ndërkohë, me një litër naftë mesatarisht mund të përshkosh rreth 15 kilometra me makinë.

“Scan Intel” i ka analizuar shifrat pikërisht nga ky këndvështrim ndryshe dhe ka renditur të gjitha vendet e Evropës bazuar në orët e punës që duhen për të blerë një litër naftë. Krahasimi është bërë sipas pagës mesatare neto në secilin vend, dhe çmimit të përditësuar të naftës në secilin vend. Kemi marrë në analizë çmimin e naftës duke qenë se 75% e automjeteve në vendin tonë punojnë me naftë, por edhe sepse, Shqipëria është ndër 10 vendet me naftën me pakicë më të shtrenjtë në glob, mes 167 vendesh, përcjell albinfo.ch.

Kështu, nga ky përpunim dhe analizim të dhënash rezulton se në Shqipëri nevojiten mesatarisht 55 minuta punë për të blerë një litër naftë. Në vend të dytë ndjek Ukraina, ku një litër naftë vlen 51 minuta punë. Në Moldavi një litër naftë vlen 50 minuta punë, dhe në Kosovë 47 minuta punë.

Me pas renditja vijon me Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Ndërkohë, në vend të fundit, si shtetin ku duhet më pak “djersë” për të blerë një litër naftë, gjejmë Zvicrën, me vetëm 4 minuta punë.

Paradoksalisht, Shqipëria e vendit të parë në këtë renditje, dhe Zvicra e vendit të fundit, kanë një çmim nafte të njëjtë. Kjo do të thotë se ndërkohë që një shqiptari i duhen 55 minuta punë për të blerë një litër naftë, me të njëjtin volum pune, një zviceran mund të blejë plot 14 litra naftë. Në fund të tabelës gjejmë gjithashtu vende si Monaco, Luksemburgu, Danimarka, Irlanda, Austria, Norvegjia, Gjermania etj.

Ndërkohë, Shqipëria është mes 10 vendeve me naftën më të shtrenjtë në botë sipas GlobalPetrolPrices. “Scan Intel” ka bërë një analizë të zgjeruar mbi këtë, vetëm pak ditë më parë, ku të dhënat janë kryqëzuar me Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë të secilit shtet, nga ku rezulton se Shqipëria është një rast unik në botë, e renditur krah shteteve me një PBB për frymë 14 herë më të lartë se ne mesatarisht.

Po krahasuar me pagën? Mesatarisht, vendeve të tjera, mes atyre me naftën më të shtrenjtë në botë, ku 9 janë shtete evropiane, i duhen 7.4 minuta punë për të blerë 1 litër naftë, pra rreth 7.5 herë më pak volum pune.

Paraardhëse

Rama batuta me kryeministren finlandeze: Më tha është koha e bukur. Shpresoj të na vizitojë me vajzën dhe bashkëvuajtësin

Pasardhëse

Rama për negociatat: Në fund do dëgjojmë një “Jo, më fal!”

Pasardhëse

Rama për negociatat: Në fund do dëgjojmë një “Jo, më fal!”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Ervin Karamuço: Kam qenë i pari që kam kërkuar dorëheqjen e Ardi Veliu, ja pse

Nga lajme2
28 June, 2022
0

Vrasja e mjekut Pjerin Xhuvani 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 ishte në fokus të emisionit të sotëm...

“Nëse do të çmendesh sot, mjafton të shohësh”, rrëfehet Grida Duma: Djalin s’e lë të më shohë në TV

28 June, 2022

Lajm i mirë nga Lojërat Mesdhetare, Shqipëria fiton medalje ari në mundje

28 June, 2022

Kryemadhi e konfirmon, bashkohet me Berishën në protestën e 7 korrikut

28 June, 2022

Turqia i jep lajmin e mirë Suedisë dhe Finlandës

28 June, 2022
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.