Rusia ka ndërhyrë në konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe mësohet se ministrat e tyre të Jashtëm do të takohen në Moskë.
“Baku dhe Jerevani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në negociatat në Moskë. Përgatitjet janë në aktivitet të plotë,” – tha për AFP zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova,
Presidenti rus Vladimir Putin i ka ftuar ministrat e jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë në Moskë për bisedime paqeje më 9 tetor.
“Presidenti i Rusisë po bën thirrje për të ndaluar luftimet në Nagarabah për arsye humanitare, për të shkëmbyer trupa të vdekur dhe të burgosur,” – tha Kremlini në një deklaratë.
Në deklaratë thuhet se Putin pati një seri bisedash telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe Kryeministrin e Armenisë Nikol Pashinyan.
Thuhet po ashtu se Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të ndërmjetësojë bisedimet e paqes.
Diskutime rreth kësaj post