Një mësues ka marrë shkarpa me vetë në shkollë për të ngrohur nxënësit e tij. Pas këtij gjesti ka reaguar ish sh-Kryeministri Berisha, i cili shkruan në një postim në Facebook se, Edvini Hajduti kthen kohërat migjeniane!
Mësuesi Maliqi tregoi se në fakt nuk e kishte pritur që një foto aq e zakonshme të kthehej në lajmin e ditës.
Sipas tij, fotoja është politizuar, pasi në shkollën ku ai jep mësim nuk ka mungesa të drurit.
“Këto nuk janë dru, po keqinterpretmi që merr fjala dru. Drutë janë tjetër gjë dhe degat për të ndezur zjarrin janë tjetër gjë. Nëse do kishte mungesë të furnizimit me dru, unë nuk do hezitoja ta denoncoja. Ne kemi dru për sivjet e për mot. Degët janë thjesht për të ndihmuar zjarrin dhe unë këtë e bëj gjithnjë, jo vetëm këto ditët e ftohta”, tha ndër të tjera ai.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post