• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Lajme

Mero Baze: Oferta e Edi Ramës për çështjen Beleri

27 August, 2023
në Lajme, Opinion
0
236
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga; Mero Baze

 

Besoj që Edi Rama ka mërzitur shumë njerëz në Athinë me gjuhën e butë dhe anashkalimin e replikave me homologun e tij grek Micotaqis, duke bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Nëse kësaj beteje i heq zhurmën, ajo nuk ka asgjë tjetër dhe këtë e dinë më mirë se kushdo ata që po përpiqen ta mbajnë gjallë.

Në intervistën për gazetën më të njohur greke Kathimerini, Edi Rama mbrojti pozicionin e qeverisë shqiptare lidhur me çështjen Beleri, dhe kritikoi opozitën e majtë greke, që i hedh benzinë zjarrit, duke nxitur qeverinë kundër Shqipërisë, në vend që të bënte të kundërtën.

Por aktet e kryeministrit Micotaqis kundër tij, i anashkaloi pa koment, duke i konsideruar nevoja politike të tij, të cilat çojnë mesazhe të gabuara.

Duket se intervista nuk synonte Micotaqisin, por opinionin publik grek dhe opozitën e cila mund të luaj një rol pozitiv në zbutjen e histerisë antishqiptare .

Por megjithëse Rama nuk u tërhoq nga asnjë pozicion i derisotëm rreth çështjes Beleri, përveç gjuhës së ashpër që përdori ndaj tij në fushatë, ai duket se dha një dritë shprese për të ardhmen e Belerit, por jo për tu liruar, me qëllim betimin.

Rama sqaroi se qeveria dhe ai personalisht nuk ka asgjë në dorë që të liroj kryetarin e zgjedhur të Himarës për të bërë betimin. Lirimi nga paraburgimi është çështje e gjykatës dhe të tre shkallët ja kanë refuzuar këtë kërkesë.

Por duke shmangur konfuzionin që ekziston nga pikëpamja ligjore për të ardhmen e mandatit të tij, Rama sqaroi se ajo që ka në dorë qeveria është të mos bëj asnjë veprim për shkarkimin e tij apo ndërprerjen e mandatit derisa të përfundoj gjykimi në tre shkallë.

Ky premtim i tij zhbën gjithë panikun flas të ngritur në Athinë se qeveria nuk e lejon Belerin të betohet se do ti djeg mandatin pas tri muajsh,.

Kujtojmë se qeveria shqiptare ka kompetencë të ndërpresë mandatin e një bashkiaku kur është nën akuzë dhe Edi Rama e ka aplikuar disa herë për bashkiakët e tij si ai i Lushnjës Bulqizës Peshkopise, apo Kuksit.

Meqë rasti Beleri është një precedent ti ri, nuk ka ndonjë standard ligjor se si duhet vepruar në raste të tilla ndaj premtim i Ramës që qeveria do te pres tre shkallët e gjykimit të tij për të marrë një vendim, është një distancë serioze nga çështja dhe një mënyrë për të rrëzuar gjithë presionin që bëhet për tu betuar sa më shpejt, me arsyetimin se digjet ndonjë afat.

Në zgjedhjet e shkuara kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi qëndroi gati 3 vite e ca në detyrë, pasi kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Shkodrës nga Partia Socialiste u penalizua nga ligji i dekriminalizimit sapo u zgjodh nga populli.

As ai nuk arriti të bëj betimin, edhe pse ishte i lirë dhe kryetarja e mëparshme qëndroi në detyrë derisa u bën zgjedhje të reja.

Pak a shumë kjo është formula që do aplikohet dhe në Himarë.

Beleri duhet të pres të gjykohet në tre shkallët për të fituar pafajësinë, ose për të humbur mandatin.

Ajo që Edi Rama premtoi është se qeveria nuk do të pëzihet në këtë proces derisa të flas drejtësia.

Kjo mund të shuaj paksa zhurmën e atyre që besojnë vërtet se qeveria do ta mbaj Belerin në burg. Kurse ata që e dinë të vërtetën por duan zhurmë, natyrisht nuk i ndal dot.

Paraardhëse

E rëndë në Tepelenë, familjarët gjejnë pa shenja jete 52-vjeçarin, dyshohet se ka vrarë veten me automatik

Pasardhëse

Vajza e Genc Fugës dhe Eni Janit, shkëlqen në mbrëmjen e minimaturës

Pasardhëse

Vajza e Genc Fugës dhe Eni Janit, shkëlqen në mbrëmjen e minimaturës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Qeveria shqiptare gati taksën për blogerët dhe “vipat” e TikTokut që fitojnë para në internet

Nga lajme5
22 September, 2023
0

Personazhet që fitojnë para nga rrjetet sociale dhe platformat e tjera në internet, do të tatohen në masën 15 për...

Thirrja e Shkëlzen Berishës në SPAK, ish-kryeministri: S’mund të ketë hezitim për drejtësinë

22 September, 2023

Kush është Sekretari i Përgjithshëm, Noka apo Bardhi? Ja si përgjigjet Berisha

22 September, 2023

Rama jep vendimin: Talentet e sportit që jetojnë jashtë mund të pajisen me pasaportë shqiptare edhe pa mbushur 18 vjeç

22 September, 2023

“Kam punuar që 10 vjeç në bujqësi”, historia e konkurrentes së re përlot studion e ‘Përputhen’

22 September, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.