Gjatë vizitës në Berilin kryeministri Edi Rama pati një takim me kancelaren Angela Merkel. Dy ishin temat kryesore të diskutimit, konferenca e donatorëve për rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri, e cila do të mbahet më 17 shkurt dhe procesi i hapjes së negociatave.
Merkel është shprehur optimiste për negociatat e Shqipërisë në pritje të mbledhjes së ndërmjetme që do të bëhet në muajin mars.
“Për mua është një nevojë e veçantë që përballë tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri ku shumë njerëz humbën strehën dhe pati një numër të lartë viktimash të organizohet konferenca e donatorëve dhe Gjermania do të marrë pjesë aty. Bashkëpunimi dhe ndihma në rajon ishin impresionuese megjithatë tërmeti ishte goditje e rëndë për Shqipërinë.
Ne do të flasim për disa çështje, marrëdhëniet dy palëshe, ato ekonomike, kursi i reformave. Më lejoni të them se janë arritur shumë gjëra në lidhje me reformën në drejtësi.
Kjo duhet të vazhdojë që reforma në drejtësi të përmbyllet, është e një rëndësie të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë.
Në emër të qeverisë gjermane dua të them se ne i përmbahemi perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe për Ballkanin perëndimor. Ne duam që këto shtete të përafrohen me BE dhe që para se gjithash në Këshill në Mars të nisin negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut.
Të dy vendet kanë arritje të mëdha, edhe në këshillin e fundit ne folëm për këtë dhe shpresojmë që në Mars të marrim rezultatet që dëshirojmë.
Nuk është në interes vetëm të vendeve të Ballkanit perëndimor por dhe në interesin tonë dhe të gjithëve që këto vende të bëjnë pjesë në BE. Ai që e njeh situatën e përgjithshme e di mirë që është mirë që një ditë këto shtete të bëhen anëtare te Be. Meqenëse komisioni i ri evropian thekson kriteret politike ka më shumë arsye për t’a çuar përpara këtë proces”, tha Merkel.
Diskutime rreth kësaj post