• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Merkel dënon Bjellorusinë për trajtimin e refugjatëve

17 August, 2021
në Botë
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kancelarja gjermane Angela Merkel të martën dënoi mënyrën se si udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko trajton refugjatët, duke shtuar se Gjermania do të konsultohet me aleatët dhe partnerët evropianë për të koordinuar përgjigjen.

“Presidenti Lukashenko po përdor refugjatët, për shembull nga Iraku, si një mënyrë hibride për të minuar sigurinë dhe sigurisht, ne e dënojmë këtë në termat më të fuqishëm”, tha Merkel gjatë një konference për media me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Bashkimi Evropian e ka akuzuar Lukashenkon se po përdor krizën me refugjatë për t’i bërë presion bllokut që të heqë sanksionet ndaj Bjellorusisë. BE-ja ka sanksionuar Bjellorusinë pas zgjedhjeve të kontestueshme presidenciale të gushtit të vitit të kaluar, ku Lukashenko shpalli fitoren, por që u kundërshtuan nga opozita. Rezultati i zgjedhjeve çoi në protesta të shumta, gjë që u shtypën nga autoritetet dhe shumë aktivistë opozitarë u arrestuan.

“Ne po koordinohemi me partnerët evropianë për gjithçka. Ne gjithashtu do të tentojmë të arrijmë një pozicion të përbashkët sepse ky koll konfrontimi hibrid, siç po përdoret nga Bjellorusia, është sulm nga të gjithë ne në Bashkimin Evropian”, tha Merkel.

Pas marrjes nën kontroll nga talibanët të kryeqytetit afgan, Kabul dhe tërheqjen e forcave ndërkombëtare nga Afganistani, liderët e BE-së po shqetësohen se mijëra migrantë do të tentojnë të vijnë në Evropë./ REL

Paraardhëse

Twitter i markon mediat e kontrolluara nga Vuçiqi “të lidhura me pushtetin”

Pasardhëse

Sonila Meço merr vendimin e papritur, njofton daljen në një ekran tjetër

Pasardhëse

Sonila Meço merr vendimin e papritur, njofton daljen në një ekran tjetër

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.