Ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe drejtori i KfW në Shqipëri, Bjoern Thies firmosën këtë të martë marrëveshjen për financimin e projektit “Për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta”, për qarkun e Vlorës.
Në ceremoninë e mbajtur morën pjesë zëvendësambasadorja gjermane në Shqipëri, Anke Holstein, ministri i Transporteve dhe Infrastrukurës Sokol Dervishaj, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
“Për financimin e projektit të Menaxhimit të mbetjeve të ngurta, rajoni Vlorë, do të nënshkruhen një marrëveshje huaje dhe dy marrëveshje financimi, nëpërmjet të cilave sigurohet: kredia në vlerën 12 milionë euro që do të financojë kosto të investimit; granti në vlerën 7.5 milionë euro që do të financojë kosto të investimit; granti në vlerën 1.3 milion euro për masa shoqëruese në kuadër të programit. Objektivi i programit është dhënia e kontributit për një menaxhim të qëndrueshëm të mbetjeve të ngurta përmes investimeve në infrastrukturën e mbetjeve të ngurta dhe mbështetjen institucionale për ofrimin e një shërbimi të përmirësuar në pjesën veriore të rajonit të Vlorës”, deklaroi Ahmetaj në fajlën e tij.
Diskutime rreth kësaj post