• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mediu flet për samitin e BE në Tiranë: Rama po përpiqet ta “privatizojë” çështjen e integrimit, opozita asnjë ftesë deri tani

30 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
46
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, komnetoi mbrëmjen e sotme protestën e 6 dhjetorit, të thirrur nga Sali Berisha, duke thënë se me rëndësi është fakti që mos të krijohen keqkuptime, pasi në këtë datë do të mbahet në Tiranë dhe samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Ai tha në një intervistë në “News24” se kryeministri Edi Rama e ka privatizuar si çështje, integrimin e vendit drejt BE, që është një nga nismat e partive të djathta në vend. Ndër të tjera Mediu tha se opozita nuk ka marrë asnjë ftesë deri më tani për të pasur zë në këtë samit.

“Siguria do të jetë një nga çështjet më të rëndësishme. Janë analiza që bëjnë ekspertët e SHBA dhe BE. Ka shqetësim të shtuar të BE për situatën që ndodh në Ballkan, siç është mosdakordësia mes Serbisë dhe Kosovës. Samiti është samit i shqiptarëve me BE. Nuk është samiti i Ramës me BE. Si forcë politike ka qenë PD dhe partitë e djathta që ecën me idenë që; ta bëjmë Shqipërinë si Europa.

Rama po përpiqet që të ‘privatizojë’ këtë çështjes. Opozita duhet ta çmojë këtë samit si të rëndësishëm. Zgjatja pa fund me vite me radhë e këtij procesi është faj i qeverisë, PS. S’ka asnjë ftesë për diskutimin e përbashkët, për PD. Kur është bërë samiti i NATO-s në Bukuresht apo Strasburg, apo në Bruksel, opozita ka qenë prezente. Duket se Ramës i intereson që të ketë një qasje tjetër të opozitës dhe përjashtimin e saj. Çdo ditë do ishte gjë e mirë që të bëhej protestë në vendin tonë. Besoj se Berisha kërkon që t’i tregojë BE për të denoncuar qeverisjen, që të ketë qëndrim thelbësor për çështjet që ka Shqipëria.

Opozita duhet të jetë permanente për të diskutuar çështjes që janë me rëndësi, ne kemi eksperiencë për këto gjëra. Çdo komunikim i drejtpërdrejtë opozitës është me i vlefshëm. Me rëndësi është se çfarë narrative duhet të ndërtojmë. Duhet të ndërtojmë një narrative zgjidhje dhe partneritet, por nuk duhet të krijojmë keqkuptime. Nuk kemi komunitetin që të krijojmë keqkuptime shtesë. Çdo organizim duhet të negociohet. Nuk mendoj se do të ketë incidente, por do të jetë paqësore dhe me rëndësi është mesazhi që përcjell në mbështetje të integrimit të vendit në BE.

E vetmja pikëpyetje që kam është pamundësia për të shpjeguar keqkuptime të mundshme. Shpesh ndodh që kur merr një qëndrim sa më realist, mund të kesh opinione të ndryshme. E kam mbajtur këtë qëndrim dhe në momente të tjera. Rama i pret BE në 6 dhjetor edhe falë ndryshimeve që bëmë ne. Duhet të bëjmë një analizë në raport me veten se kush janë veprimet. Që të ketë protestë çdo ditë në Shqipëri ndoshta është e pamjaftueshme”, deklaroi Mediu.

Paraardhëse

Brisida Shehaj: M’u mbushën sytë me lot, e reja la punën në Tatime për të punuar si pastruese në Londër

Pasardhëse

Gjermania dhe Spanja “ndezin motorrët”, njihuni me 4 sfidat e ditës së nesërme

Pasardhëse

Gjermania dhe Spanja “ndezin motorrët”, njihuni me 4 sfidat e ditës së nesërme

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

“Rama, kungull”, Kryemadhi krahason politikanët me perime: Basha fluturoi me presh

Nga lajme4
29 January, 2023
0

Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në “Zemër Luana”, gjatë një loje ka krahasuar politikanët dhe njerëz të ekranit...

Zihen keq Luizi dhe Kiara: Të jetë hera e parë dhe e fundit që ma thua atë fjalë

29 January, 2023

Monika Kryemadhi ka një koment për këngëtaren dhe Bes Kallakun

29 January, 2023

Të dyja në moderimin e “Big Brother Vip”, por a ekziston ‘krisja’ e miqësisë mes Jonidës dhe Arbanës?

29 January, 2023

Ish-banorja e BBV zbulon mesazhet me Kejvinën: Po marr veten nga traumat

29 January, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.