Kosova ka mbajtur zgjedhjet e pesta parlamentare pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Shumë media ndërkombëtare kanë raportuar për zgjedhjet në vendin tonë duke iu referuar exit-poll si dhe rezultateve të para të publikuara të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Reuters shkruan se “partia anti-establishment, Vetevendosje parashikohet të fitojë në zgjedhjet parlamentare të së dielës, tregoi një sondazh”.
“Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në rrugën e duhur për të fituar zgjedhje të parakohshme në një rikthim që mund të përkeqësojë marrëdhëniet tashmë të tensionuara me Serbinë”, – shkruan gazeta amerikane Bloomberg.
“Sipas një sondazhi të dalë, partia anti-korrupsion, Vetëvendosje, ka fituar zgjedhjet në Kosovë”, – shkruan medium evropian, Euronews.
Gazeta gjermane, welt.de ka shkruar se qytetarët e shtetit më të ri të Evropës votuan për ndryshimin më qartë se kurrë. Lëvizja Vetëvendosje nën udhëheqësin e saj karizmatik, Albin Kurti ka premtuar të luftojë keqmenaxhimin dhe korrupsionin.
“Ata i japin një fitore të qartë – edhe pse më pak se sa parashikuan sondazhet e mëparshme – për Vetëvendosjen (Vetëvendosje), një parti nacionaliste e krahut të majtë e rritur nga vota e të rinjve”, – shkruan gazeta spanjolle, El Pais.
Ndryshe, shumë exit-poll si dhe rezultatet e para të KQZ-së, Vetëvendosja prin në garë e ndjkekur nga PDK dhe LDK.
Diskutime rreth kësaj post