3 vite nga ‘Fake News’-i nga një faqe italiane “Pianeta Italia News” që trazoi politikën shqiptare me lajmin se 1400 konteinerë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për t’u groposur, prokuroria e vendit fqinj zbulon skandalin se kush fshihej mbrapa duke arrestuar tetë persona.
Prokuroria italiane nga hetimet që ka bërë ka zbuluar se pas skandalit qëndron këshilltari i presidentit të sotëm Ilir Meta me inicialet I. K. “Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit të Ilir Metës” deklaron anti-mafia italiane.
Mes tetë personave të arrestuar në Itali për këtë skandal është edhe ish-senatori Sergio de Gregorio, pronar i faqes online “Pianeta Italia News”, që prodhoi lajmin e rremë. Prokuroria deklaron se “Njeriu i Ilir Metës porositi fushatë kundër qeverisë shqiptare”.
Ndërkohë, sot, mediat italiane, kanë zbardhur dosjen e prokurorisë, ku ndër të tjera thuhet se lajmi ishte një “fake neës”, i bërë me porosi të këshilltarit të presidentit Ilir Meta.
Bëhet fjalë për Ilir Kullën, i cili po sipas mediave Italiane, i ka dhënë ryshfet senatorit italian, Sergio De Gregorio, pronari i këtij portali që shkroi për groposjen e mbetjeve në Shqipëri, që të organizonte një fushatë sulmuese kundër qeverisë shqiptare.
Sergio De Gregorio, ka deklaruar se Ilir Kulla, e pagoi 55 mijë euro për të krijuar një “fake news” që do të lëkundte pozitat e qeverisë shqiptare.
De Gregoria nuk është një emër i panjohur për Drejtësinë ital;iane, pasi edhe në vitin 2008 kishte dhënë kontributin e tij për të rrëzuar qeverinë Prodi, falë lëvizjes së tij “Forza Italia”, ndërsa është akuzuar edhe për zhvatje, mashtrim dhe pastrim parash.
Në përgjimet e Prokurorisë ka dalë se vetë Ilir Kulla ka mbërritur në Itali në 26 shkurt 2017 në mënyrë që të ndiqte më nga afër ngjarjen.
Diskutime rreth kësaj post