Mediat amerikane kanë hedhur sërish dritë mbi skandalet e lotimeve të PD në Uashington. Përveç parave ruse, skandal është dhe lotimi për të mos lejuar emërimin e ambasadores, Kathleen Kavalec. Mediat amerikane kanë hedhur dritë, sa i përket kësaj përfshirje destruktive të PD në politikën e jashtme amerikane. Ishte “Daily Beast”, e cila ka dedikuar një shkrim sa i përket diskreditimit të diplomatëve amerikanë.
“Qeveri të huaja po përdorin strategji të reja për të anashkaluar zyrtarë amerikanëtë cilët nuk i pëlqejnë duke lëshuar baltë mbi ta, e portretizuar si armiq të presidentit Trump”, ka shkruar Daily Beast.
Teksa i janë referuar një zyrtari amerikan, gazetarët e “Daily Beast” kanë deklaruar se përmes kësaj strategjie ia dolën të sabotojnë të nominuarën e SHBA për ambasadore në Shqipëri. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit e kaluan në veting pa problem zonjën Kathleen Kavalec dhe morën aprovimin e qeverisë shqiptare.
Ndërkohë ajo pak përpara shkuarjes në Senat i telefonoi kreut të Komitetit për Politikën e Jashtme, senatorit Ron Johnson. Kompania lobuese e PR, Sonoran Policy Group përmes drejtorit ekzekutiv Christian Bourge kontaktoi këshilltarin kryesor të senatorit Ron Johnson ku krahas çështjeve si korrupsioni, siguria dhe narkotrafiku, u fol edhe për të nominuarën Kavalec. Për këtë përfshirje të PD kundra Kavalec ka folur edhe ish-këshilltarja kryesore e presidentit Trump për sigurinë, Fiona Hill.
“Unë besoj se ishte një ishte një goditje që erdhi ndaj Kavalec nga demokratët shqiptarë. PD mori informacionin se e nominuara për ambasadore kishte folur me Chris Steele. Këtë e përdorën ta shkatërronin atë dhe kandidatura e saj të tërhiqej nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ky është një shembull se si dikush u trajtua në mënyrë poshtëruese”, ka deklaruar Hill në dëshminë e saj.
Daily Beast ka shkruar ndër të tjera, se është e paqartë se çfarë lobistët e PD kanë thënë rreth zonjës në komunikimet e tyre në Senat. Por definitivisht ata kanë gatuar konspiracione mes DASH dhe Shtëpisë së Bardhë.
Diskutime rreth kësaj post