Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas vendimit të partisë Demokratike për ta përjashtuar nga radhët e saj.
Ky vendim drastik erdhi pasi deputeti i Lushnjës doli kundër vendimit për djegien e mandatit të deputetit.
“Nuk është hera e parë që merret një vendim i tillë ndaj meje. Kjo është frymë e partisë të lidhur me Sigurimin, që sillen në këtë formë kur nuk u vjen pas avazit. Pse nuk u mor një vendim i tillë për Mesila Dodën dhe Shpëtim Idrizin që morën votat e demokratëve në vitin 2013. Unë nuk pres tjetër vendim nga katër ish bij sekretarësh komunistë”, tha Murrizi për Opinion.al.
“Unë do jem në Kuvend si përfaqësues i elektoratit tim dhe i studentëve të dhjetorit që u ngritën dhe thanë e duam Shqipërinë si Evropa dhe Amerika”. /albeu
Diskutime rreth kësaj post