Ministria ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 227 pacientë nga Covid-19, duke shënuar numrin më të lartë të shëruarve që prej fillimit të pandemisë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 227 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, – njofton ministrja Manastirliu.
Numri i personave që e kanë fituar betejën që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 5441.
Ndërkohë pritet përditësimi i të dhënave të COVID-19 nga ministria për 24 orët e fundit, për të mësuar numrin e të infektuarve të rinj.
Diskutime rreth kësaj post