### Provimi për “Kodin 95” në Gjermani mund të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe
Shoferët profesionistë shqipfolës që jetojnë dhe punojnë në Gjermani mund ta zhvillojnë tashmë edhe në gjuhën shqipe provimin për kualifikimin profesional të shoferëve, të njohur si **“Kodi 95”**.
Ndryshimi vjen pas një rregulloreje të re gjermane, të datës **12 gusht 2026**, e cila është publikuar më **17 gusht 2026** në Gazetën Zyrtare Federale të Gjermanisë. Sipas informacionit të publikuar nga ODA e.V. Hamburg – Organisation deutsch-albanischer Akademiker, **gjuha shqipe është përfshirë ndër gjuhët në të cilat mund të zhvillohet provimi**, krahas gjermanishtes dhe gjuhëve të tjera të përcaktuara në rregullore.
Sipas ODA e.V. Hamburg, në këtë proces ka kontribuar edhe anëtari i Odës, **Driton Krasniqi**.
Mundësia për ta zhvilluar provimin në gjuhën shqipe pritet të lehtësojë procesin e kualifikimit profesional për shoferët shqipfolës dhe t’u krijojë atyre qasje më të drejtpërdrejtë në një prej kërkesave profesionale për punësim në sektorin gjerman të transportit.
Ndryshimi është veçanërisht i rëndësishëm për shoferët shqiptarë që hasin vështirësi gjuhësore gjatë procesit të kualifikimit profesional.







Diskutime rreth kësaj post