Bora Zemani dhe Donald Veshaj këtë fundjavë janë arratisur në jug, siç bëjnë zakonisht, ku kanë ndarë edhe foto e video. Mirëpo, jo vetëm kaq, pasi më në fund, ata kanë publikuar edhe foton e tyre të parë si çifti, duke na konfirmuar romancën në një farë mënyre.
Bora ka postuar një foto me Donaldin teksa ka zgjedhur ta mbulojë fytyrën e tij me një emoji, ndonëse duket qartazi se është ai, duke shkruar:
“Me këtë çunin, identitetin e tij nuk dua ta zbuloj!” – ka shkruar ajo.
Ndërkohë Romeo, ngacmues si gjithmonë, ka komentuar: Mqs është çuni jot atëher edhe unë do e kem si vëlla.
Më në fund, çifti vendosi që ta pranojë në këtë mënyrë lidhjen e tyre, teksa lart e poshtë thuhet se ata janë njohur në ambientet e TV Klan, kur Donaldi merrte pjesë tek “Dance with me”, kurse Bora prezantonte “Kënga magjike”.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post