Moderatorja Roza Lati, e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ka folur edhe për ish-të dashurin e saj, Arber Tresku, me të cilin kishte më shumë se një vit lidhje.
Roza ka zbuluar edhe bisedën e fundit me të, ku ishi i saj i kishte rrëfyer edhe përse do ta merrte malli më shumë gjatë kohës që nuk do të ishte me të.E ngacmuar edhe nga moderatorja, Roza shpjeguar edhe arsyet se përse nuk e ndoqi të dashurin e saj jashtë Shqipërisë, për të vijuar lidhjen e tyre.
“Kur i mbyllëm muhabetet me ishin tim më tha nuk më intereson ti fare, por do të më marrë malli për Sashën dhe për Petit, si do ia bëj për ata të dy. U ndamë prej distancës. Unë nuk e ndoqa sepse nuk rri dot pa punuar, nuk bëhem dot skllave. Po t’i kërkoja lekë atij për kafe më mirë ia fusja vetes bam. Unë këtu jam goca e Ritës nuk mbaj radhë për asgjë. Vdes andej unë…”,-tha Roza në intervistë.
Dy vite më parë u zbulua dhe identiteti i mashkullit misterioz me tatuazhin e Mirditës. I cilësuar si i dashuri milioner i Roza Latit, djali në foton që bëri bujë në median rozë, ishte Arbër Tresku, një djalë me origjinë nga Mirdita që e kalonte jetën mes luksit.
“Rich Kids Albania” postonin pafund foto dhe video të djalit në fjalë, mes jetës prej milioneri, mes luksit e shampanjës. Roza Lati ditën e djeshme rrëfeu që nuk është më në një marrëdhënie me Arbër Treskun dhe shkak i përfundimit të romancës mes tyre, ishte largësia.
Diskutime rreth kësaj post