Përkeqësimi i situatës në vend si pasojë e përhapjes së koronavirusit, ka nxitur ish-ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti t’i këshillojë qytetarët që të mos tregohen indiferentë ndaj mbajtjes së maskës.
“Më mirë duro bezdinë e frymëmarrjes me maskë, sesa tmerrin e tubave të oksigjenimit!
Edhe para më shumë se 100 vitesh, në vitin 1918 ashtu si edhe sot, ishte i nxehtë debati për mbajtjen e maskave për të parandaluar infektimin nga pandemia e gripit spanjoll.
Por nga fotot dhe fletpalosja, duket se stërgjyshërit tanë ishin më të ndërgjegjshëm dhe seriozë se shumica prej nesh sot.
Më mirë duro bezdinë e frymëmarrjes me maskë se sa mbytjen nga asfiksia pulmonare e covidit bashkë me tmerrin e intubimit për tu oksigjenuar”, shkruan Panariti.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post