Kryeministri Rama ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në një aktivitet për 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet. Rama ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Ai e cilësoi kryeqytetin si një histori dashurish.
“Tirana është një histori dashurish, të vjetra, zgjuara, të forta, të rënda, të frikshme të vrullshme. Nuk njoh asnjë kryeqytet tjetër ku sheshi të jetë si një zemër e hapur, mbi të cilën janë të shënuara si një litar dashurish, marrëdhëniet e vendit me të tjerët dhe vetveten dhe vetë Zotin lart në qiell. Xhamia, e ngritur, e mbyllur, e rihapur. Kisha, e zhdukur e rishfaqur. Ministritë, për mbretin, për pushtuesin, diktatorin, përfaqësuesit, banka, pallati i kulturës, hoteli, muzeu. Çfarë fati të jesh pjesë e kësaj historie, të kesh shansin të shkruash emrin tënd në litarin e një jete që vazhdon prej 100 vitesh me Tiranën kryeqytet. Tirana është një histori dashurish”, tha Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post