Partia Demokratike ka nisur të zbatojë një formulë të re për emërimin e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe deputetë, sipas së cilës anëtarësia ka të drejtë të zgjedhë emrat, e më pas Këshilli Kombëtar i PD jep për ta “dritën jeshile” finale në shtator.
Për Dritan Shanon, anëtar i këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, ky proces është pozitiv, por rezultati do të shihet në votime.
“Mesazhi ndaj PD në zgjedhjet e shkuara, ka qenë fare i qartë: “me këta krushq, nuk iu japim më nuse”. Kjo ka çuar në një proces kaq të rëndësishëm brenda Partisë Demokratike, të asistuar edhe nga konservatorët britanikë, edhe nga CDU-ja gjermane, për të dëgjuar në mënyrë të drejtpërdrejtë preferencat për kandidaturat nga baza e partisë.
Ky është një proces që ka krijuar një lloj energjie të re, por besoj sa te procesi, edhe te produkti. Ka faza të tjera që do të ndiqen deri te produkti final. Deri tani po demonstron të jetë i suksesshëm, uroj që edhe produkti të jetë po aq i suksesshëm”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post