Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale dhe një lajm të mirë nga Spitali Infektiv.
Manastirliu shkruan se është gëzuar pamasë nga lajmi që doktor Roland Xhaxho është shëruar nga koronavirusi dhe së shpejti do të lërë spitalin Infektiv.
Postimi i plotë:
“Më gëzon pa masë lajmi se dr. Roland Xhaxho është shëruar nga #COVID19 dhe së shpejti do të lërë spitalin infektiv
Janë 40 personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19
Deri tani janë 327pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19
#FORCA”, shkruan Manastirliu.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post