Ish-deputeti Klevis Balliu i ftuar në rubrikën “Opinion” ka treguar se sot në orën 7 të mëngjesit, policia i ka shkuar në shtëpi. Balliu tha se ky është një veprim, që flet për presion politik nga ana e Edi Ramës.
“Policia ka ardhur tek shtëpia ime rreth orës 07:00 pa asnjë arsye ligjore për të ardhur tek banesa. Unë kam një precedent për protestë e më duhet të shkoj në gjyq e kam punë vetëm me ligjin, e s’kam lidhje fare me policinë. Policia erdhi në shtëpinë time për presion. Më thanë “hajde te rajoni numër 6” e më thanë se duhet të firmos mbylljen e hetimeve Këtë gjë duhet ta bëjë Prokuroria e jo policia. Ky është presion politik. Jo vetëm ndaj meje, por këtë gjë e kanë bërë edhe me qytetarët”, – tha Balliu.
Klevis Balliu theksoi se sot në Shqipëri nuk ka hierarki në institucionet e vendit, pasi Edi Rama nga Surreli drejton gjithçka.
“Sot opozita e qytetarët një sepse Edi Rama është problem për kombin, për shoqërinë tonë. Rama nuk njeh gjuhë tjetër përpos gjuhës së forcës. Aq më tepër kjo ka qenë një polici e përfshirë në kanabizimin e vendit shumë e inkriminuar. Ishte një përfaqësues policie i zonës ku jetoj, një përfaqësues i zonës 6. Unë nuk e kam me policin. Ai ishte urdhër direkt i Ramës. Këtu nuk ka hierarki, këtu është vetëm Rama i Surrelit. Nuk shkova, por thashë do të vij të hënën për çështje tjetër. Më thanë është prokurori te komisariati dhe u habita, sepse prokurori duhet të jetë në Prokurori jo në polici”, – u shpreh Balliu.
Diskutime rreth kësaj post