“Që Presidenti të dekretojë një datë tjetër ishte në tagrin e tij, që ai veproi për të shmangur përplasjet, edhe kjo nuk vihet në dyshim. Pretendimi se Opozita do të hynte në një process që nuk ekzistonte për arsyen se procesi u injoruar tërësisht dhe të gjithë institucionet ishin te kapura nga Rama”, është kjo përgjigjja që lideri demokrat i ka kthyer presidentit Ilir Meta.
Blendi Fevziu: Ja kishit premtuar ju Presidentit Ilir Meta futjen në zgjedhje?
Lulzim Basha: Jo, nuk është e vërtetë.
Më pas gazetari Blendi Fevziu vuri në studio videon ku Presidenti Ilir Meta dëgjohet teksa shprehet se Opozita ka gabuar që nuk e ka dëgjuar në shumë raste, dhe ka bërë gabim që është larguar nga Parlamenti.
Lulzim Basha: Nuk i bëj unë nder Ramës, që të merrem të replikoj me Presidentin sot. Unë e kam bërë detyrën time para katër vitesh. Edi Rama e zhbëri koncensusin që kam bërë unë.
Blendi Fevziu: A je penduar për largimin nga Parlamenti?
Lulzim Basha: Në asnjë mënyrë, sepse po të mos e kisha bërë këtë gjë, bota nuk ta kishte situatën në Shqipëri kështu siç është…
Diskutime rreth kësaj post