Me dhjetra persona janë mbledhur në ambjentet e jashtme të Drejtorisë së Policisë Tiranë duke protestuar për arrestimin e 24 personave mbrëmjen e djeshme në Kukës dhe rrethinat e tij.
Të vetë organizuar këta persona kërkojnë lirimin e të arrestuarve dhe më pas do të bisedohet me kryeminsitrin në lidhje me tarifat e përcaktuara për Rrugën e Kombit.
Në një vend si i yni vihen në zbatim vendimet e më pas konsultohesh me popullin.
Gjithashtu këta persona i kanë bërë thirrje drejtorit të Radio Televizionit Publik Shqiptar që mos të censurojë atë cfarë po ndodh në vend dhe të nxjerri kamerat e TVSH të filmojnë, pasi paguhen me taksat tona.
Diskutime rreth kësaj post