• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mbyllja e kolegjit turk, reagon deputeti i PD: E dyshimtë, duhet transparencë për vendimin e Qeverisë

23 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ në lidhje me vendimin e qeverisë për mbylljen e Kolegjin Turk “Mehmet Akif”!.

Sula u shpreh se mbyllja e një institucioni arsimor pa transparencë në një kohë që situata në sektorin e arsimit është e rëndë, është e dyshimtë.

Ai ka shtuar se për të shmangur çdo dyshim të arsyeshëm që mund të ngjallte urrejtje mes popujve të dy vendeve, qeveria shqiptare duhet të dalë menjëherë e të bëj transparencë menjëherë për vendimin e mbylljes.

Postimi i plotë:

“Transparencë për Vendimin e Qeverisë që mbylli Kolegjin Turk “Mehmet Akif”!

Në ditën që Kryeministri ndodhej në Asamblenë e Përgjithshme të OKB ku një peshë të madhe në diskutim kishte agresioni i diktatorit rus në Ukrainë, në Shqipëri urdhëroi ministrat e tij që të mbyllnin një shkollë që operon në vend prej 30 vitesh.

Mbyllja e një institucioni arsimor pa transparencë në një kohë që situata në sektorin e arsimit është e rëndë, është e dyshimtë. Ju kujtoj se sipas statistikave zyrtare numri i nxënësve është ulur me 37% gjatë kohës që në krye të qeverisë është kryeministri aktual.

Nëse Kolegji Turk “Mehmet Akif” ka shkelur ligjet e shtetit shqiptar gjatë operimit në vendin tonë, atëherë duhet ti nënshtrohet masave administrative sipas rastit. Por dhe këtu ka një POR të madhe, nga një verifikim i thjeshtë në adresat zyrtare të institucioneve shtetërore ky kolegj rezulton tek 10 institucionet më të mira arsimore në Shqipëri. Nuk ka asnjë raportim për shkelje të ligjeve vendase. Përkundrazi referuar raportimeve të shumta mediatike dyshohet se urdhri për mbylljen është një plotësim dëshire nga Kryeministri Rama ndaj Presidentit turk Erdogan. Nëse kjo do të ishte e vërtet, atëherë do ishte kërcënim serioz për vendin.

Ndaj për të shmangur çdo dyshim të arsyeshëm që mund të ngjallte urrejtje mes popujve të dy vendeve Shqipëri-Turqi, qeveria shqiptare duhet të dalë menjëherë e të bëj transparencë menjëherë për vendimin e mbylljes. Nëse kolegji turk ka shkelur ligjet shqiptare atëherë duhet të dalë Ministria e Arsimit e të thotë se cilat ligje ka shkelur. Nëse jo, atëherë qeveria duhet të mblidhet sërish e të anulojë vendimin. Shqipëria është shtet ligjor dhe s’mund të funksionojë me orekse personale.”-shkruan Sula.

Paraardhëse

Çupi plas deklaratën e fortë dhe zbulon arsyen pse hakerët iranianë sulmuan Shqipërinë

Pasardhëse

“Shqiptari mesatar me zor mbyll muajin, Rama paguan miliona për inceneratorët”, PD thirrje qytetarëve: Merrni pjesë në protestat popullore

Pasardhëse

“Shqiptari mesatar me zor mbyll muajin, Rama paguan miliona për inceneratorët”, PD thirrje qytetarëve: Merrni pjesë në protestat popullore

Diskutime rreth kësaj post




Kosovë

Aleksandër Vuçiç: SHBA-të gënjyen, nuk ka prani të forcave serbë në kufi, Vjosa Osmani: Serbia po përgatitet për një akt tjetër

Nga lajme10
1 October, 2023
0

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, mohoi këtë të dielë raportet e publikuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Beogradi...

Aksident në Vlorë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga

1 October, 2023

Albert Tafani tregon planin “djallëzor” të Laert Haxhiut për të vrarë Prokuroren e SPAK

1 October, 2023

Lulzim Basha: Të pasurit po bëhen më të pasur dhe të varfërit më të varfër

1 October, 2023

13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione Europe në shah, kryeministri Rama: Urime kampione

1 October, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.