Një megaoperacion policor i zhvilluar në disa zona të Greqisë Perëndimore, ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti ndërkombëtar të kultivimit dhe trafikut të kanabisit, ku bënte pjesë edhe një çift shqiptarësh.
Mësohet se në dy plantacione të vendosura në Fthiotida, policia asgjësoi mbi 1800 bimë kanabisi me lartësi deri në 2 metër. Nga shitja e prodhimit, rrjeti i narkotikëve do të përfitonte 1 milion euro, teksa i gjithë “malli” do të përfundonte në tregun me pakicë në Belgjikë, ku janë arrestuar disa pjesëtarë të grupit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rajonale të Greqisë Perëndimore, Brigadier Konstandini Stephanopulos theksoi në veçanti: “Policia greke sot ka arritur një goditje të fortë për krimin e organizuar, dhe në veçanti për qarqet e trafikimit të drogës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Shkatërruam një grup të mirë-organizuar kriminal dhe arrestuam tetë anëtarë. Gjithashtu konfiskuam më shumë se 1800 pemë kanabis në zona të pyllëzuara, vetëm disa ditë para korrjes. Autorët qarkulluan dhjetra miliona euro nga kanabisi në Greqi dhe Belgjikë”.
Tetë anëtarët e organizatës kriminale janë shtatë burra dhe një grua, të moshës 38-26 vjeç. Gruaja shqiptare është cilësuar edhe si “kapitenia” dhe është 35-vjeçe.
Anëtarët e organizatës kriminale kryenin punën në tri faza, përkatësisht kultivimin e kanabisit, trafikimin e kanabisit dhe ri-kultivimin e kanabisit, ku secili anëtar kishte një rol të veçantë si “koka” e grupit, financieri, kultivuesi dhe trafikuesi i drogës.
Hetimet e policisë zbuluan se anëtarët e organizatës kriminale, në verën e vitit 2017 kultivuan të paktën një plantacion kanabisi, të përbërë nga 425 bimë, nga të cilat fituan 170 paund për secilën dhe trafikuan 78 kg kanabis në Belgjikë.
Video:
Diskutime rreth kësaj post