Që prej orës 11 të paradites po zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Politik me në fokus listat e hapura dhe koalicionet. Mësohet se në mbledhjen e Këshillit Politik, opozita e bashkuar ka kërkuar ekspertizë ndërkombëtare përmes Këshillit të Europës nga ku varet Komisioni Venecias për ndryshimet kushtetuese.
Më herët ekspertët në këshill parashtruan qasjen e tyre për listat e hapura 100% dhe koalicionet parazgjedhore.
Kjo kërkesë e opozitës ka marrë si përgjigje nga Damian Gjiknuri atë që u tha një ditë më parë.
“Nisur nga fakti se këto amendime kushtetuese, janë për votim në 30 Korrik 2020, duhet të presim miratimin e tyre dhe më pas të fillojmë punën për reflektimin e tyre sa më shpejt në ligjin zgjedhor.
Mendoj se kjo duhet të jetë e vetmja qasje jo paragjykuese dhe konstruktive në frymën e asaj që kemi realizuar sëbashku deri më tani.” – tha Gjiknuri.
Diskutime rreth kësaj post