Koronavirusi mund të infektojë 60% të popullsisë në botë nëse nuk kontrollohet, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë shëndetësor, sipas “The Sun”. Ky paralajmërim vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetit tha se rastet e personave të infektuar të konfirmuara, mund të jenë vetëm “maja e ajsbergut”.
Profesori Gabriel Leung, kryetar i mjekësisë së shëndetit publik në Hong Kong, tha se është shumë e rëndësishme të përcaktohet forma e atij “ajsbergu”.
Sipas tij, nëse vdekja arrin 1% të popullsisë së botës, përhapja e mundshme do të thotë se mund të vdesin akoma mijëra njerëz. Deri më tani më shumë se 1 mijë njerëz kanë humbur je tën dhe të paktën 43 mijë janë infektuar.
Diskutime rreth kësaj post