Ndërkohë që qeveria ka propozuar shtyrjen e gjendjes e fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor, ka ardhur edhe reagimi i ish-deputetit të LSI-së Petrit Vasili.
Ai tha se e ka lenë pa gojë pasi kushdo nga ne gjëja e parë që do na thonin se cilat janë arsyet madhore për shtyrjen e saj.
“Projektvendimi për zgjatjen e fatkeqësisë natyrore më ka lënë pa gojë pasi kushdo nga ne gjëja e parë që do na thonin se cilat janë arsyet madhore për shtyrjen e saj. Cilat janë arsyet që e detyruan shpalljen e kësaj gjendjeje. E shpallën me vonesë më shumë se dy javë. Edi Rama ka thënë se ka bërë menaxhimin më të mirë të pandemisë në Europë dhe botë.
Kemi 25 raste disa javë më parë, kemi po aq sot, asgjë nuk ka ndryshuar. Pyetja tjetër është se koha e fatkeqësisë është për të marrë veprimet e duhura, kemi pasur një gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur, pasi heqja e lirive dhe shkelja e të drejtave të njeriut nuk bëhet në gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
Arsyetimi shkon shumë qartë, është një manovër e shëmtuar politike, e rrezikshme për të përdorur pandeminë për interesa politike. Cila është tendenca, në gjithë botën keni dëgjuar kurbën në rënie, Shqipëria i vetmi vend në botë që nuk ka kurbë. E tërë mënyra ka qenë të bëjmë sikur, të fshehim realitetin.”, tha Vasili për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post