Mbërrin në Gjykatën e Tiranës kërkesa e re për certifikimin e Agim Kajmakut si kryetar i bashkisë Vorë. Kërkesa mban firmën e kryesocialistit Edi Rama.
Top Channel ka mësuar se këtë kërkesë e ka depozituar pak momente më parë avokati i Partisë Socialiste, Eridian Salianji.
Kërkesa e parë e Agim Kajmakut nuk u pranua nga gjyqtarja Ariana Gunbardhi-Caco me argumentin e moskompetencës.
Sot ishte Gjykata e Durrësit që mori tjetër vendim nga ai i katër ditëve më parë, duke i dhënë mandatin e kryebashkiakes Valbona Sakos.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post