Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një foto ku shihej ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku me një varëse të shtrenjtë.
Sipas Berishës, varësja që kushton 10 mijë euro, është dhuratë nga kompania Terna. Kjo kompani do të marrë me koncesion rrugën Milot-Fier.
Balluku teksa ka folur për pasurinë e saj, u shpreh se nuk është “e pasur”. Ajo tha se varësen e ka blerë 10 dollarë.
“Kam përshtypjen që kjo nuk ka të bëjë me ministren e pasi e thënë kështu Ilva, ngjan pak keq dhe nuk na duan këto me “më të pasur, më..” se tani kanë marrë dhe varset që i blejmë 10 dollarë dhe na i kanë bërë 10 mijë euro. Kështu që ministrja nuk është e pasur dhe as do të jetë ndonjëherë”, tha ajo për Euro News.
Diskutime rreth kësaj post