Presidenti Ilir Meta duket se po tenton të çojë vendin në zgrip dhe për rrjedhojë të provokojë një puç kushtetues. Pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi Buxhetin e vitit 2021, i cili ndryshe nga herët e tjera, këtë vit ka një rëndësi të madhe, për shkak se vendi po përballet me pandeminë e Covid-19 dhe po përpiqet të ringrihet, pas tragjedisë së madhe që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019. Momentalisht buxheti ndodhet në tryezën e kreut të shtetit dhe pret firmën e këtij të fundit për dekretim.
Ilir Meta tenton puç kushtetues, bllokon buxhetin e ri
Por presidenti Meta duket se nuk po e vë “ujin në zjarr”, pasi nuk e ka dekretuar ende buxhetin e ri. Kjo do të thotë se çdo vonesë që mund të bëhet, duke mos dekretuar buxhetin, rrezikon të fusë në kolaps vendin. E para të gjithë institucionet dhe bashkitë do të mbeten pa fonde, ku për rrjedhojë nuk do të ketë paga për nëpunësit e administratës. Ndërsa e dyta ka të bëjë me faktin se për shkak të pandemisë shumë nëpunës të shtetit presin rrogën për të kaluar muajin.
Ndërkohë që e treta ka të bëjë me faktin se një pjesë të fondeve institucionet e kanë vënë në shërbim të masave kundër pandemisë, si blerjen e vaksinës anit-covid, apo si dezinfektimin e ambienteve në spitale, shkolla, çerdhe, kopshte, etj dhe në blerjen e mjeteve higjieno-sanitare, për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Kurse e katërta ka të bëjë me faktin se shumë projekte infrastrukturore si rindërtimi i banesave, shkolla dhe qendrave shëndetësore në zonat që u prekën nga tërmeti, janë të lidhur ngushtë me këtë buxhet, në mënyrë që të ecin përpara. Kështu që heshtja dhe vonesa që po ndodh, lë të nënkuptohet se presidenti Meta po e çon në limit dekretimin e buxhetit të vitit 2021, ku nuk përjashtohet edhe mundësia që ai ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim. Për këtë zoti Meta ka dhënë shembull në vitin 2018, kohë kur nuk e dekretoi buxhetin e vitit 2019, duke futur në kaos institucionet, me pretendimin se ai e mori këtë vendim, në mbështetje të protestës së studentëve, duke i konsideruar kërkesat e tyre si legjitime. Pra edhe tani kreu i shtetit duket se po ecën në të njëjtën linjë, duke “hezituar” të dekretojë buxhetin e vitit 2021.
Mazhoranca paralajmëron presidentin
Megjithatë alarmin se presidenti Ilir Meta po tenton të bllokojë buxhetin e vitit 2021, e ka dhënë mazhoranca socialiste, e cila e paralajmëroi kreun e shtetit të mos bëjë lojëra. Ka qenë kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili në fjalën e tij në Kuvend, akuzoi dje presidentin Meta se po bën politikë me dekretin, duke mbajtur peng ligje të rëndësishme. Balla tha se Meta për turpin e tij po mban peng ligjin për buxhetin, duke penguar kështu avancimin e qeverisë me masat anti-COVID, në veçanti vijimin me procedurat për sigurimin e vaksinës.
“Është e patolerueshme, është e papranueshme Ilir Meta që të vonojë ligjin për buxhetin e shtetit. Është miratuar në Kuvend dhe Presidenti i Republikës për turpin e vijon ta mbajë peng ligjin për buxhetin e shtetit duke vonuar përgatitjen që duhet të bëjë qeveria për përballimin e situatës së COVID, në veçanti sigurimin e vaksinë”, deklaroi ai.
Më tej kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka akuzuar presidentin Ilir Meta se me dekretet po bën politikë, sikundër ishte kthimi i ligjit të Policisë së Shtetit, që ai e refuzoi, duke bërë sikur i do efektivët, por në të vërtetë sipas tij, kreu i shtetit përfshihet “natën” me ata të inkriminuarit.
“Dua të them dy fjalë për dekretin për kthimin e ligjit “Për Policinë e Shtetit”. Ligji është diskutuar për një kohë shumë të gjatë në Kuvendin e Shqipërisë, ka marrë kohë të gjatë. Gjej rastin ta falënderoj ministrin e Brendshëm për korrektesën që ka treguar në marrëdhënien me Kuvendin. Të gjitha përpjekjet, në krye të të cilave është vënë Ilir Meta, Presidenti i Republikës që natën takohet me ish-policë të larguar nga Policia e Shtetit për shkak të përfshirjes në aktivitete kriminale dhe ditën bën sikur shqetësohet për Policinë e Shtetit. Presidenti duhet të heqë dorë nga të bërit politikë me dekretet. Nuk i shkon që kryetari i shtetit të etiketojë apo sulmojë policinë e shtetit”, nënvizoi Balla.
Diskutime rreth kësaj post