Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti është i mendimit se nuk është maska elementi kyç për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Sipas tij mbajtja e distancës është elementi kyç për tu mbrojtur nga Covid-19.
Në emisionin RepolitiX, Alimehmeti u shpreh se maska është linja e fundit e mbrojtjes dhe sipas tij ajo nuk të bën “Superman”.
“Transporti publik më tmerroi! Ishte një evidencë qarkulluese, kishte shumë njerëz në autobus. Ambienti i mbyllur me shumë njerëz është risku kryesor. Maska është një koncept, maska nuk të bën ‘Superman’ por është linja e fundit e mbrojtjes, distanca është kyçi! Të gjitha masat duhet të zbatohen”, – tha Alimehmeti.
Ndërkohë, mjeku Arben Gjata tha se në këtë fazë në të cilën është vendi mund të aplikohet një izolim selektiv i zonave “vatra të kuqe”.
“Nëse ka një zonë të caktuar me shumë të infektuar mund të izolohet një pjesë. Në Shqipëri është shumë e domosdoshme. Nëse ke shumë raste në Kamëz izolon Kamzën për shembull. Tani që është hapur jeta sociale e vështirëson shumë ndjekjen metodologjike. Njerëzit menduan që kjo kaloi, u relaksuan e sidomos të rinjtë që kanë mundësi të dalin më shumë”, – tha Gjata.
Diskutime rreth kësaj post