Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sorollatjet e pafundme nëpër sportelet e ISSH janë eliminuar. “Ulja e numrit të vajtje – ardhjeve vazhdon dhe qytetarët duhet të zgjedhin të gjithë rrugën digjitale, për të shmangur sorrollatjet e kota! NË FUND TË VITIT 92% E SHËRBIMEVE DO TË MUND TË MERREN PA LËVIZUR NGA SHTËPIA!”, shkruan Rama.
Postimi i Ramës:
“#RevolucioniDigjital2020
Durrës – Shmangëm rradhët e gjata dhe sorollatjet e pafundme sa nga një zyrë në tjetrën, prej tre dekadash.
Nga janari kur hyri në fazën e zbatimit #RevolucioniDigjital e deri në gusht, përmes https://e-albania.al Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka marrë 104,610 aplikime online; gati çerek milioni vajtje – ardhje nëpër sportelet e ISSH janë eliminuar.
POR PO TË KEMI PARASYSH QË PËR NJË DOKUMENT DUHESHIN MESATARISHT 10 VËRTETIME NGA ZYRA TË TJERA, VAJTJE-ARDHJET E ELIMINURA JANË AFRO 2.5 MILIONË!!!
Ulja e numrit të vajtje – ardhjeve vazhdon dhe qytetarët duhet të zgjedhin të gjithë rrugën digjitale, për të shmangur sorrollatjet e kota!
NË FUND TË VITIT 92% E SHËRBIMEVE DO TË MUND TË MERREN PA LËVIZUR NGA SHTËPIA!!!
13,173 kërkesa për dokumentacionet e nevojshme janë siguruar nga ISSH-së në dobi të qytetarëve përmes e-Albania; mundësia është për shumë më tepër, prandaj drejtohuni tek https://e-albania.al, nga shtëpia, smartfoni juaj ose kompjuteri më i afërt. Kurseni kohë, merrni shërbimin pa kontakt fizik me administratën
ISSH ofron online 53 shërbime” – ka shkruar Rama.
Diskutime rreth kësaj post