Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një intervistë në Top Channel, është pyetur nëse ka pasur një marrëveshje të fshehtë me Lulzim Bashën dhe tha se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.
Kreu i Qeverisë u shpreh se ai nuk e shikon politikën në këtë formë dhe i ka bërë thirrje Bashës që të jetë në krah të popullit dhe jo kundër tij.
“Ndihem shumë i keqardhur që politika bie në nivele të tilla. E para se nuk e shoh kështu politikën, e dyta unë nuk e kam bërë krurë një gjë të tillë dhe e treta besoj se populli është me i zgjuar se unë dhe i duhet lënë popullit të zgjedh kryeministrin e radhës. Unë ndihme i keqardhur dhe i bëj thirrje Bashës që të jetë në krah të popullit.
Për listat, ku ishin të mbyllura thoshte se sjellin kriminelë në Kuvend dhe tani që hapen thonë sërish se sjellin kriminel në Kuvend”, u shpreh Rama.
Më herët në një konferencë për mediat kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se Edi Rama për tre muaj rresht mars-prill-maj i kishte dërguar ndërmjetës për një marrëveshje që ai e quan pazar të pistë. Basha tha se Rama i kishte thënë se pakti do të ishte “ti Kryeministër e unë President”.
Diskutime rreth kësaj post