Aleati i Bashës, Fatmir Mediu në një intervistë në studion e lajmeve në Ora News ka deklaruar se pjesë e marrëveshjeve mes dy partive kryesore duhet të jenë edhe media e opinioni publik. Ai thekson se për ecjen me ritme më të shpejta të reformës në drejtësi ndoshta ka ardhur koha të kemi më shumë grupe hetimi në procesin e vettingut.
“Për t’i dhënë zgjidhje (krizës politike), meqë ne na kërkohet nga faktori ndërkombëtar kjo lloj tryeze, po ashtu edhe PS-së, mos të injorojë kërkënd PS, komisioni që ajo ka në Parlament le të ulet 4 herë në ditë, t’i dëgjoj me vëmendje të gjithë propozimet që vijnë nga nënkryetari i Parlamentit, nga Hadjari, nga Kujtim Gjuzi nga këdo. E rëndësishme është që produktet që vijnë për diskutim mos jenë një marrëveshje kulisash, por të jetë një marrëveshje transparente ku përfshihen edhe media, edhe opinioni publik.Ne kemi ndërtuar një raport të qartë me njëri-tjetrin, që edhe nëse nuk do të jemi dakord, do biem dakord për të mos qenë dakord, sepse kemi mendime dhe interesa të ndryshme dhe përfaqësimi duhet të jetë opozitar në diskutimin që do të bëhet me pjesën tjetër. Padyshim edhe në nivel teknik dhe në nivel politik ka nevojë për facilitim, po nuk është reforma zgjedhore thelbi i të gjithë krizës politike, është një element i saj. Madje nga pikëpamja juridike ka elementë që përjashtojnë dekriminalizimin, përjashtojnë mundësinë e vjedhjes, ndëshkojnë vjedhësit por nuk zbatohet, nuk implementohet në mënyrë të qëllimshme dhe kjo është provuar këto kohë.”– u shpreh Mediu.
Diskutime rreth kësaj post