sh-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili tha më herët se nuk ka një marrëveshje me Greqinë dhe se marrëveshja e vitit 2009 ishte një tradhti kombëtare e Berishës, Metës dhe Lulzim Bashës.
“Së pari, në marrëveshjen e vitit 2009, LSI ka qenë në opozitë. Së dyti më duhet t’i them publikut se ndjehem i lehtësuar, pasi dëgjuat për treçerk ore se ç’përfaqëson njeriu i cili gënjeu, mashtroi dhe nuk dha asnjë shpjegim. Ai ishte si Kryeministri i dajres dhe kazanit”, – tha Berisha në Opinion.
Më tej, Berisha u shpreh se përpara deklaratës së Kryeministrit Mitsotakis në parlament, pala greke ka njoftuar paraprakisht palën shqiptare dhe opozitën e vendit tonë.
Berisha: Qeveria ka notifikuar para deklaratës, autoritetet shqiptare të dy krahët të pozitës dhe opozitës.
Fevziu: Ju thoni që autoritetet greke kanë njoftuar edhe opozitën dhe mazhorancën?
Berisha: Pa diskutim.
Fevziu: Opozitën shqiptare?
Berisha: Pa diskutim, ka njoftuar që do ketë një deklaratë të tillë. Kjo është prsaktikë e civilizuar, normale dhe etike.
Diskutime rreth kësaj post