Pedagogu i njohur, Mark Marku, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Kamzë dhe prezencën e tij në shembjen e një godinë të Institutit Bujqësor.
Marku shprehet se në dijeninë e tij godina kishte pritur një orë për t’u shpërthyer në mënyrë që të ishin prezent Rama i shoqëruar nga kreu i Bashkisë, Erion Veliaj dhe një tjetër kryetar Bashkie i Evropës.
“Nuk e di se si ka kohë ky kryeministër që në një situatë kaq të ngjeshur të rrijë gjithë ditën vërdallë.
Pse duhet të ishte sot kryeministri, bashkë me kryetarin e Bashkisë, bashkë me një kryetar bashkie tjetër nga Brukseli në Kamzë, që të asistonin në shembjen e një pallati. Po celebronin shembjen e një pallati. Dhe me sa di unë ishte vonuar një orë show që të ishin të tre bashkë, ndërkohë që në bashkëpunim me atë kryetarin e Brukselit të sillnin ca vullnetarë.
Pse duhet ta humbisnin kohën atje në Kamzë, në vend që të ishin duke negociuar”, tha profesor Marku.
Diskutime rreth kësaj post