Koronavirusi ka ndryshuar rrjedhën normale të shumë shteteve në botë përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë mesazhin e aktores Ema Andrea dhe kërkon që të gjithë ta dëgjojmë me vëmendje.
Postimi i Manastirliut:
“Situata në të cilën po jetojmë na mëson të përshatemi me një normalitet të ri, në të cilin duhet të qendrojmë larg njëri tjetrit, në të cilin do të na mungojnë përqafimet, në të cilin do të na mungojnë shtrëngimet e duarve.
Mua kjo nuk më duket sakrificë. Me duket më e pakta që mund të bëjmë për të ruajtur jetën tonë dhe jetën e atyre që i kanë dhënë kuptim jetës tonë, njerëzve tanë të dashur,
Ju lutem dëgjoni mesazhin e Ema Andreas #BashkëKundërCovid19”, shkruan Manastirliu.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post