Pak ditë më parë, moderatorja shumë e dashur për publikun Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj u bënë prindër të një djali.
Arbana solli në jetë bebushin që e pagëzuan me emrin më të veçantë shqiptar që kemi dëgjuar, Dielli.
Tashmë rutina e Arbanës ka ndryshuar pasi i duhet të kujdeset për të voglin e saj dhe me postimet në Instagram na zbulon se i mbetet shumë pak kohë për veten.
Këtë e ka treguar edhe vetë moderatorja në story-t e fundit, pasi sot është gëzuar se ka lexuar vetëm një faqe të një libri të cilin është e bindur se do ta lexojë pas dy vitesh.
Duket se Dielli dhe djali i madh, Jon, tashmë zënë të gjithë kohën e mami Arbanës, e cila me siguri ndihet në qiellin e shtatë nga lumturia.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post